top of page

Disa nga projektet e vitit 2021 në Astronomi

15 Janar 2021

Nisja e teleskopit të shumëpritur

Shfaqja e shumëpritur e hedhjes së Teleskopit Hapësinor James Webb - të cilin zhvilluesi i tij, NASA, e quan "teleskopi hapësinor më i madh, më i fuqishëm dhe më kompleks i ndërtuar ndonjëherë" do të ndodhë nga fundi i Tetorit. Webb prej 8.8 miliardë dollarësh do të kërkojë të përsërisë suksesin e Teleskopit Hubble, i cili shkaktoi një revolucion të vërtetë në astronomi, duke bërë më shumë se 1.3 milionë vëzhgime që prej nisjes së tij, në 1990. Webb do të mbulojë më shumë gjatësi vale sesa Hubble, duke u mundësuar shkencëtarëve të shohin më thellë në Univers.

mars.jpg

Teleskopi James Webb.  Credit: NASA

 

  • Planeti Mars, në qendër të vëmendjes

Agjenda ambicioze e Kinës për shkencën hapësinore vazhdon në 2021. Një sondë kineze e destinuar për Marsin duhet të mbërrijë atje në shkurt. Misioni Tianwen-1 do të kërkojë ujë dhe shenja jete duke përdorur 13 instrumente, përfshirë kamerat, radarët dhe analizuesit e grimcave. Nëse është i suksesshëm, ai do të jetë eksplorimi i parë Kinës në planetin e kuq dhe e para herë kur një eksperiment që përmban edhe orbitues, edhe zbarkues edhe një makinë lëvizëse të ketë prekur Marsin. Thuajse në të njëjtën kohë, në planetin e kuq do të mbërrijnë edhe sonda nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara.

 

  • Efekti i “rrudhjes” së hapësirë-kohës

Astronomët e valëve radio mund të jenë në prag të përdorimit të një mënyre të re për të zbuluar valët gravitacionale, duke shfrytëzuar yjet neutronike pulsuese. Duke shqyrtuar ndryshimet në kohën e sinjaleve që vijnë nga këta pulsarë, ekipet në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi kërkojnë të zbulojnë “rrudhjet” me gjatësi të madhe vale të hapësirë-kohës, të prodhuara nga çifte vrimash të zeza supermasive, ndërsa rrotullohen rreth njëra-tjetrës në qendrat e galaktikave të largëta.

Përktheu: Kristina Hysi, Përshtati dhe redaktoi: Mimoza Hafizi. Përshtati për faqen: Edesa Behaj.

Marrë dhe përshtatur nga : https://www.nature.com/articles/d41586-020-03651-0?utm_source=Nature+Briefing&utm_campaign=bc64e831c1-briefing-dy-20210104&utm_medium=email&utm_term=0_c9dfd39373-bc64e831c1-45761594

bottom of page