top of page
Vrimat e zeza
Kur një yll me masë mbi 30 masa diellore shpërthen si supernovë, brenda një zone disa kilometërshe në qendër formohet vrimë e zezë. Pse ky emër kaq i pazakontë? Sepse vrima e zezë ka gravitet kaq të fuqishëm, saqë asgjë s’mund t’i shpëtojë. As drita.
Si mundemi, pra, t’i vrojtojmë?
​
Përmes ndikimit në mjedisin rrethues!
Energjia e tyre gravitacionale është kolosale, ngaqë masën e kanë të përqëndruar në një zonë shumë të vogël. Kjo energji mund të çlirohet në formën e valëve gravitacionale.
Valët gravitacionale janë vrojtuar për herë të parë në Shtator 2015. Ishin rrezatuar nga përplasja e dy vrimave të zeza.
Imazhi i parë i kapur i një vrime të zezë. Burimi: NASA
bottom of page