top of page

James Web space Telescope

Teleskopi

(JWST ose WEBB)

stargazing-mauna-kea-pr-0418-2000x1134.j

(Burimi i fotos: NASA)

JWST do të jetë një teleskop hapësinor, me pasqyrë 6.5m, i cili do të vrojtojë që nga dritat e para pas Big-Bangut, deri tek sistemet planetare e jeta jashtëtokësore. Emrin e ka marrë nga James Webb, administratori i NASA-s në periudhën e misioneve Apollo, i cili ka ndikuar thelbësisht që projektet hapësinore të jenë më tepër garë shkencore sesa politike, në qytetërimin modern.

​

Pasqyra e JWST është e përbërë nga 18 segmente të ndara, të cilat do të hapen e do të kombinohen me njëra tjetrën, atëhere kur teleskopi të jetë hedhur në orbitën e vet. Një shtresë e madhe mbrojtëse, rreth 300 m katror, do ta mbajë në hije, nga nxehtësia diellore. Instrumentet në bordin i JWST janë parashikuar të kenë ndjeshmëri të paprecedentë. 

bottom of page