top of page
Valët gravitacionale
Janë valë që transportojnë energjinë gravitacionale të çliruar nga trupat astronomikë, kur shpërthejnë, përplasen apo janë në lëvizje ndaj njëri-tjetrit. Ato mund të kapen e vrojtohen vetëm kur këta trupa astronomikë kanë masa shumë të mëdha. Raste tipike janë vrimat e zeza apo yjet neutronike, në rrotullim ndaj njëri-tjetrit. Përplasja e tyre shkakton një “rrudhosje” të hapësirës dhe kohës. Kjo “rrudhosje”, që përhapet me shpejtësinë e dritës, është vala gravitacionale.
Valët gravitacionale janë parashikuar nga Albert Eistein, në vitin 1916, me Teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm. U detektuan për herë të parë më 14 Shtator 2015, duke hapur një faqe të re në historinë e shkencës.
Burimi i fotos: ESA
bottom of page