top of page

Skena ngricash nga vera marsiane

15 Janar 2021

Frosty_scenes_in_martian_summer_pillars.

Kamera CaSSIS në bordin e ExoMars Trace Gas Orbiter* kapi depozitat e mbetjeve të ngrira në një zonë në jug të Marsit ( Sisyphi Tholus, në gjerësitë gjeografike të larta jugore 74ºS / 246ºE).

​

Ky imazh është marrë herët në mëngjesin e një dite vere. Në këto gjerësi të larta gjeografike, dioksidi i karbonit ngrin dhe krijon kristale akulli. Kristalet mund të shihen edhe brenda çarjeve të truallit, të cilat zbulojnë praninë e akullit të ujit brenda shtresave të dheut.

​

Njollat ​​e zeza që shfaqen kudo krijohen për shkak të dherave, që përzihen me akujt.

Shkalla tregohet në figurë.

Programi ExoMars është një bashkëpunim mes ESA-s dhe Roscosmos.

​

​

​

* ExoMars Trace Gas Orbiter është një projekt hapësinor për studimin e planetit Mars. Ka mbërritur atje në vitin 2016. Një makinë orbituese sillet rreth Marsit dhe instrumentat në bordin e saj rregjistrojnë pamje e marrin të dhëna për planetin.

​

 

 

Përktheu: Kristina Hysi, Përshtati dhe redaktoi: Mimoza Hafizi. Përshtati për faqen: Edesa Behaj.

Marrë e përshtatur nga ESA https://www.esa.int/Science_Exploration

bottom of page