top of page

Yjet neutronike dhe pulsarët

Kur një yll me masë ndërmjet 8 dhe 30 masa diellore shpërthen si supernovë, formohet ylli neutronik. Ai është aq i dendur, sa vetëm një lugë çaji me lëndën e tij do të peshonte një miliardë ton!

Yjet neutronike janë të përbëra nga neutrone dhe sillen rreth vetes deri në disa qindra herë në sekondë, duke i përshpejtuar kështu grimcat e atmosferës së tyre në shpejtësi të afërta me dritën e duke krijuar një tufë të ngushtë rrezatimi. Në disa raste, tufa prek Tokën e i bën këto yje neutronike të zbulohen si pulsarë. Pulsari më i shpejtë, PSR J1748-2446ad, rrotullohet 716 herë në sekondë!

Burimi: NASA/Goddard/ CI Lab

Ky animim na shpie afër një pulsari rrotullues, me fushën e tij magnetike që rrotullohet bashkë me të.

Re me grimca të ngarkuara lëvizin përgjatë vijave të fushës dhe rrezet e tyre gama rrezatojnë si fenerët e një fari.

bottom of page