top of page

Thirrje të gjithë astronautëve të ardhshëm!

14 Maj, 2021

astronaut.jpg

Astronautja e ESA Samantha Cristoforetti duke u trajnuar për misionin e saj të dytë në hapësirë.

Pas më shumë se një dekade, janë hapur nga ESA aplikimet për përzgjedhjen e parë të astronautëve, dhe të gjithë kandidatët e kualifikuar janë të inkurajuar të ecin përpara.

 

Njoftimet për vende të lira “Astronaut” dhe “Astronaut (me aftësi fizike të kufizuara)” janë postuar në faqen jobs.esa.int. Aplikimet duhet të hidhen në faqe para datës 28 Maj 2021, në mënyrë që të merren në konsideratë, dhe informacionet e duhura gjenden në linkun: Astronaut Applicant Handbook.

Aplikoni, aplikoni, aplikoni!

 

Të bëhesh astronaut i ESA-s nuk është rrugë lehtë, por mënyra e garantuar për ta humbur këtë rrugë nga ata që i plotësojnë kushtet minimale, është mosaplikimi. Ky mesazh është përsëritur nga klasa e astronautëve të ESA-s 2009, përfshirë edhe Thomas Pesquet, i cili u nis së fundmi në fluturim. Ai thotë se po të mos kishte aplikuar në raundin e fundit të përzgjedhjes të ESA-s, do të kishte qenë “gabimi më i madh i jetës sime”.

 

“Hapi më përzgjedhës është nëse ju aplikoni ose jo,” thotë Thomas. “Mbase një ndër njëmijë do të përzgjidhen, por janë një ndër njëmilionë që aplikojnë. Pra, ju lutem, ju lutem – aplikoni, aplikoni, aplikoni”.

 

Thomas u nis në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 23 Prill 2021. Misioni i parë i astronautit të ESA-s Matthias Maurer është programuar për në tetor dhe astronautja Samantha Cristoferetti pret të niset në misionin e saj të dytë në, pranverë 2022.

Një dekadë e re eksplorimi

Drejtori i ESA-s për eksplorimin njerëzor dhe robotik David Parker thotë se zhvillimi i një tipi të ri anijesh kozmike të të përshtatshme për njerëzit jep më shumë mundësi për astronautët europianë që të udhëtojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe më tej. ESA po hyn në një dekadë të re të eksplorimit të hapësirës.

 “Jo vetëm që ne do të vazhdojmë të jetojmë dhe të punojmë në orbitën e ulët të Tokës në bordin e Stacionit të Hapësirës për ndoshta dhe një 10 vjeçar tjetër, por kemi mundësi konkrete që t’i çojmë astronomët edhe në destinacione të reja,” thotë ai.

“Ne duhet t’i mbajmë sytë drejt qëllimit tonë për të jetuar dhe punuar në portën hyrëse të Hënës, më pas në Hënë e kush e di-ndoshta një ditë-në sipërfaqen e Marsit.  Ky grup i ri rekrutësh do të ndihmojë që ta mbajmë trupën tonë të astronautëve të gatshme për të ardhmen e bukur që na pret.”

 

Thyeni barrierat e hapësirës

Një aspekt i ri i kësaj fushate përzgjedhjeje astronautësh është prezantimi i ‘Parastronaut Fly! Feasibility Project. Për t’i dhënë mundësi të gjithë europianëve të kualifikuar, ESA po kërkon kandidatë me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të zhvillojë teknologjitë e përshtatshme për të nisur edhe astronautë me aftësi të kufizuara në misione profesionale hapësinore.  “Kjo mundësi nuk ka ekzistuar më parë, por për mua është e rëndësishme, sepse astronautët europianë përfaqësojnë më të mirën e Europës. Ata mund të jenë shkencëtarë a inxhinierë të shkëlqyer, të cilët thjesht jetojnë me një aftësi fizike të kufizuar”.

“Ne nuk kemi evoluar për t’u ngjitur në hapësirë, pra kur vjen puna te udhëtimet hapësinore, ne jemi të gjithë me aftësi të kufizuara,” shton astronautja e ESA-s, Samantha Cristoforetti. "Ajo që na bën të aftë të ngjitemi në hapësirë është thjesht teknologjia. Ky është një studim fizibiliteti dhe ne do të shqyrtojmë se çfarë nevojitet saktësisht dhe sa do të kushtojë - por ky është qëllimi",

Për më shumë lidhur me përzgjedhjen e astronautëve 2021-2022 dhe si të aplikoni, vizitoni website: esa.int/YourwayToSpace.

Marrë nga ESA: https://www.esa.int/About_Us/Careers_at_ESA/ESA_Astronaut_Selection/Calling_all_future_astronauts

 

Përktheu Sara Pushaj; përshtati Mimoza Hafizi; përshtati me faqen Edesa Behaj.

bottom of page