top of page

Supernova

Hubble_s_view_of_supernova_explosion_Cas

Burimi: ESA

Çfarë surprize nëse duke vrojtuar, papritur dalloni një yll të ri, i cili shkëlqen në një pikë të qiellit, që më parë ishte bosh!

 

Ndoshta ju do të thërrisni: Një yll i ri ka lindur! Një nova, në latinisht. Ose supernova, nëse drita e sapoardhur është shumë e fortë!

​

I pari rasti tillë ka ndodhur në vitin 1054, vëzhguar nga astronomët kinezë.

​

Në fakt, kjo dritë nuk tregon lindjen e një ylli të ri: Supernova është shpërthimi i një ylli ekzistues. Ky shpërthim është kaq shkundës, saqë në pak minuta çlirohet energji aq sa Dielli ynë emeton përgjatë gjithë jetës së tij 10 miliardë vjeçare!

Më pas, fuqia dobësohet dhe ylli bëhet përsëri i padukshëm. Teleskopët tregojnë një sasi të madhe lënde që largohet.

​

Në shekullin e kaluar shkencëtarët gjetën dhe shpjeguan se si supernovat janë shpërthime të fuqishme yjore që ndodhin për arsye të kalimit të yllit nga gjendja normale në një gjendje me rreze shumë të vogël dhe dendësi të lartë. Në brendësinë e një ylli të madh, elementet kimike kthehen në elemente më të rënda, gradualisht, derisa bërthama e përbërë tashmë vetëm nga hekuri të shëmbet. Shtresat e jashtme do të shpërthejnë dhe hedhin elementet e sapoformuara në hapësirën ndëryjore. Kjo është supernova. Ajo çfarë mbetet është një yll neutronik ose një vrimë e zezë.

Burimi: NASA

bottom of page