top of page

Një kometë mbi harkun madhështor të Rrugës së Qumështit

5 Mars 2021

Inkedpotw2107a_LI.jpg

Harku i ndriçuar i fotos është galaksia jonë, Ruga e Qumështit, fotografuar nga lartësitë e Shkretëtirës Atakama të Andeve, në Observatorin Paranal, atje ku ndodhet dhe Teleskopi Shumë i Madh (VLT). Kurse njolla e vogël e gjelbër, që e kemi rrethuar për ta vënë në pah, është kometa 252P/LINEAR. Drita e saj nuk është e zgjatur me bishtin klasik të kometave të zakonshme, por duket si një njollë e ndritshme e rrumbullakosur, me ngjyrë të gjelbër, në saje të molekulave të karbonik dyatomik, që ngacmohen nga drita e Diellit.

Paranal është nga nga vendet më spektakolare të vrojtimit në të gjithë planetin. Kometat nuk janë të vetmet thesare që shihen në qiellin e tij. Siç duket në foto, pamja magjepsëse e Rrugës së Qumështit ndiqet majtas nga Marsi dhe Saturni, të cilët formojnë një trekëndësh me yllin supergjigand Antares.

​

​

​

Përktheu dhe përshtati Mimoza Hafizi; përshtati me faqen Edesa Behaj.

Marrë nga ESO https://www.eso.org/public/images/potw2107a/

bottom of page