top of page

Meteoritet, meteoroidet dhe meteorët​​

Asteroidet dhe kometat herë pas here përplasen me Tokën, pra futen në atmosferën e Tokës, digjen dhe pjesa që mbetet godet sipërfaqen, duke lënë edhe gjurmë të dukshme e duke sjellë nga universi jashtëtokësor copëra të vyera lënde jashtëtokësore. Këta janë meteoritet, nga të cilët më i madhi i gjetur deri më sot është Chingo, i rënë në Kinë (shekulli XIX), me peshë 30 tonë. Ndërsa gurët  më të vegjël jashtëtokësorë, të quajtur meteoroide, kur përplasen me Tokën e bien, digjen pjesërisht apo tërësisht nga atmosfera, duke lënë një vijë të ndritshme, ”yllin që shuhet” ose meteorin.

Materiali që ata sjellin me vete depozitohet në tokë në formë pluhurash kozmikë apo edhe gurësh të vegjël, që janë vështirësisht të dallueshëm nga pluhurat apo gurët tokësorë. Megjithatë, llogaritet që nga këto hyrje pak të dukshme, në atmosferën e Tokës vijnë çdo ditë disa tonë lëndë kozmike.

Studimi i meteoriteve është një burim i çmuar informacioni për njohjen e historisë së sistemit diellor.

bottom of page