top of page
potw2117a_1.jpg

Teleskopi Hubble fotografon një gjerdan magjepsës kozmik

​

Bashkëveprimi i pafat i dy yjeve ka krijuar këtë rreth spektakolar të zbukuruar me shtëllunga të ndritshme gazi-një gjerdan diamanti me përmasa kozmike.  E njohur si “Mjegullnaja e Gjerdanit”, kjo mjegullnajë planetare ndodhet 15,000 vite-dritë larg Tokës, në një konstelacion të vogël e të zbehtë, të quajtur Saggita (Shigjeta).

Gjerdani (i njohur edhe me emrin më pak shik PN G054.203.4) është krijuar nga një çift yjesh në rrotullim ndaj njëri-tjetrit. Gati 10,000 vite më parë, njëri prej tyre shpërtheu dhe gazi që hodhi përfshiu edhe shokun e tij të vogël, në një mbështjellëse të përbashkët gazi. Ylli i vogël vazhdoi të rrotullohet e ta trazojë tjetrin, duke bërë që copërat e tij të largohen në formë shtëllungash, që sot duken si diamantet e gjerdanit.

Për të dhënë këtë pamje mahnitëse, teleskopi Hubble nga shkrepur disa foto dhe i ka kombinuar me njëra-tjetrën.

 

​

Marrë nga NASA:                          https://www.nasa.gov/image-feature/goddard/2021/hubble-views-a-dazzling-cosmic-necklace

​

Përktheu dhe përshtati Mimoza Hafizi; përshtati me faqen Edesa Behaj

bottom of page