top of page

galaktika e humbur

31 Janar 2021

potw2103a.jpg

Galaksia NGC 4535 e yjësisë Virgo, rreth 50 milionë vite-dritë nga Toka, na jep këtë pamje të mrekullueshme, të fotografuar nga Teleskopi Hapësinor Hubble. E parë nga teleskopë të vegjël, galaksia ka një pamje të mjegullt, prej ku vjen edhe nofka e saj "Galaksia e humbur".
Ngjyrat e ndezura në fotografi tregojnë për popullimet e yjeve që ndodhen brenda galaksisë. Ngjyrat blu, të fshehura mes krahëve spiralë, janë shenja të një numri më të madh yjesh të reja dhe më të nxehta. Në të kundërtën, tonet e verdha të bulbit galaktik tregojnë se qendra popullohet nga yje më të vjetra e më të ftohta.

​

​

 

Përktheu dhe përshtati: Mimoza Hafizi. Përshtati me faqen: Edesa Behaj
Burimi i tekstit: European Space Agency (ESA)
Burimi i fotos: ESA/Hubble & NASA, J. Lee and the PHANGS-HST Tea
m

bottom of page