ESO - European Southern Observatory
ESO është aktualisht organizata më e rëndësishme ndërqeveritare e astronomisë në Europë dhe observatori astronomik tokësor më prodhimtari në botë. Ka 16 Shtete Anëtare: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Irlanda, Italia, Hollanda, Polonia, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me shtetin e Kilit dhe me Australinë si partnerë strategjikë. ESO ndjek një program ambicioz, të përqendruar në projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese me bazë tokësore, që u mundëson astronomëve të bëjnë zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol udhëheqës në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimit në kërkimet astronomike. ESO operon në tre zona unike vëzhgimi të klasit botëror në Kili: La Silla, Paranal dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO operon me Teleskopin Shumë të Madh dhe Interferometrin e tij të cilësisë më të lartë në botë, si dhe me dy teleskopë survejimi, VISTA, që punon në infra të kuqe dhe VLT Survey në dritën e dukshme. Gjithashtu, në Paranal do të vendoset edhe Cherenkov Telescope Array South, vëzhguesi më i madh dhe më i ndjeshëm i rrezeve gama në botë. Kurse në Chajnantor, ESO është partner kryesor në dy objekte, APEX dhe ALMA. Në Cerro Armazones, afër Paranal, ESO po ndërton Teleskopin Ekstremisht të Madh prej 39 metrash, ELT, i cili do të bëhet "syri më i madh i botës në qiell".