ELT
(Extremely large telescope)
ELT (Extremely Large Telescope), Burimi: ESO
Teleskopi Ekstremisht i Madh, është observatori gjigand që po ndërtohet nga ESO në Cerro Amazones të Kilit, mbi Shkretëtirën Atacama. Pasqyra parësore, pjesa më e rëndësishme e teleskopit, e cila drejtohet nga yjet dhe merr dritën e tyre, do të jetë një sipërfaqe e mysët, me diametër 39.3m, e përbërë nga 798 gjashtëkëndësha, të lidhur përmes teknologjisë më të lartë. Pasqyra dytësore, me diametër 4.2 m dhe peshë 3.5 tonë, do të jetë më e madhja e prodhuar ndonjëherë, si bllok solid. Teleskopi parashikohet të mbledhë 100 milionë herë më shumë dritë sesa syri i njeriut, 256 herë më shumë sesa Teleskopi Hapësinor Hubble apo 10-15 herë më shumë sesa teleskopët më të fuqishëm, të instaluar në tokë. Do të nisë vrojtimet nga mesi i viteve ’30.