top of page

EKzoplanetet

Planetet jashtë Sistemit Diellor quhen shkurt ekzoplanete. Nganjëherë përdoret edhe termi “planete jashtëdiellore”.

Ashtu si planetet e Sistemit Diellor, këta trupa astronomikë, me masa nga disa fraksione të masës së Tokës deri në disa dhjetra masa të Jupiterit, janë tepër të vegjël për të ndriçuar vetë, siç bëjnë yjet. Pra, janë trupa të errët, pranë yjeve të ndritshëm, rrotull të cilëve vërtiten. Prandaj, vrojtimi i tyre është i vështirë, por astrofizikanët kanë gjetur mënyra për t’i zbuluar. 

Ekzoplaneti i parë është zbuluar në vitin 1995. Deri më sot, numri i ekzoplaneteve të zbuluara po i afrohet 4400.

download.jpg

Corot 7b, sipas një artisti

bottom of page