top of page

GMT

Teleskopi gjigand i Magelanit

gmt.jpg

Teleskopi Gjiand Magelan do të jetë një anëtar i brezit të ardhshëm i teleskopëve gjigandë. Ai do të ndërtohet në sipërfaqen e tokës dhe premton të revolucionarizojë kuptimin tonë mbi Universin.

Vendndodhja

Untitled-1.jpg

Ai do të ndërtohet në Las Campanas në Kili në lartësinë 2,550 m, në një nga zonat më të thata të tokës me rreth 300 netë vrojtimi në vit. Ndërtimi i teleskopit është planifikuar të mbarojë më 2029.

​

Parametrat

GMT ka një dizajn unik që ofron disa përparësi. Ai është një teleskop me 7 pasqyra. Gjashtë prej tyre janë jasht boshtit optik me diametër prej 8.4 m. Këto pasqyra rrethojnë një pasqyrë qendrore, duke formuar një sipërfaqe optike me diametër prej 24.5 m, dhe me një sipërfaqe totale mbledhëse prej 368 metra katrorë. Projekti GMT është puna e një konsorciumi të dalluar ndërkombëtar të universiteteve kryesore dhe institucioneve shkencore.

Një nga aspektet inxhinierike më të sofistikuara të teleskopit është ajo që njihet si "optikë adaptuese". Pasqyrat dytësore të teleskopit në të vërtetë janë fleksibël. Nën çdo sipërfaqe dytësore të pasqyrës, ka qindra pistona që vazhdimisht do të deformojnë pasqyrat për të kundërshtuar shtrembërimet që i shkakton atmosfera dritës. Këta pistona të kontrolluar nga kompjuterët e avancuar, do të shndërrojnë yjet që dridhen në pika të qarta e të qëndrueshme drite. Në këtë mënyrë GMT do të shquajë detaje rreth 10 herë më shumë se Teleskopi Hapësinor Habëll.

​

Si do të punojë?
Drita nga nga kozmosi së pari do të reflektojë nga shtatë pasqyrat kryesore, pastaj do të reflektojë përsëri nga shtatë pasqyrat më të vogla dytësore, dhe së fundmi, poshtë përmes pasqyrës kryesore qendrore tek kamerat e përparuara CCD.

Të gjitha të drejtat e rezervuara GMTO - https://www.gmto.org/

bottom of page